Ruçi flet për herë të fundit si deputet në Kuvend: Kjo legjislaturë ishte kantier produktiv i procesit ligjbërës
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbajtur sot fjalën e fundit si deputet. Ruçi ka bërë një bilanc të veprimtarisë së Kuvendit në lëgjislaturën e tij të nëntë, shtator 2017-shtator 2021.
Në fjalën e tij, Ruçi tha se kjo legjislaturë ishte një kantier i madh dhe produktiv i procesit ligjbërës.
“Siç dihet, kjo është seanca e fundit plenare e legjislaturës së 9-të. Kjo ishte legjislatura e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar. Ishte një kantier i madh dhe produktiv i procesit ligjbërës. Ishte legjislatura e zbatimit të reformës në drejtësi. E kryerjes së reformës zgjedhore dhe avancimit të reformave mjaft të rëndësishme, kur Kuvendi u hap më shumë drejt shoqërisë civile, drejt medias, grupeve të interesit dhe qytetarëve, e përballimit të një sfide të madhe globale, të pandemisë, e përballimit të pasojave të tërmetit.
424 propozime të qeverisë, 59 nisma të deputetëve, 3 propozime të përbashkëta midis qeverisë dhe deputetëve dhe një propozim i një deputeti. 141 u miratuan me shumicë absolute.
Kuvendi miratoi planin e zhvillimit strategjik. Plani strategjik është një udhërrëfyes që ndërthur misionin, vizionin, vlerat prioritare, objektivat strategjikë”, deklaroi ndër të tjera Ruçi.
KOHA JONË SONDAZH

