Ruçi letër Metës: Drejtësia të hyjë në kalendar, ta votojmë në korrik

Mazhoranca intensifikon përpjekjet për të miratuar brenda korrikut reformën në drejtësi dhe paketën e projektligjeve që bëjnë të mundur zbatimin e saj.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i është drejtuar zyrtarisht kreut të Kuvendit, Ilir Meta përmes një letre, ku i kerkon Konferences se Kryetareve të marrë dy vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën ligjore që duhet te ndjekë miratimi i reformës.

E para, te njoftoje Kuvendin, ne seancen me te pare, per projektligjet perkatese te hartuara nga Komisioni i Posacem Parlamentar per Refonnen ne Drejtesi, me qellim shqyrtimin e tyre ne seance plenare gjate muajit korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dyta, te perfshihen ne Kalendarin e Kuvendit shqyrtimi dhe miratimi i projektamendamenteve kushtetuese, se bashku me 7 projekligjet perkatese, miratimi i te cilave perben perparesi vendimmarrjeje per Kuvendin per shkak se bejne te mundur zbatimin e projektligjit “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8417, date 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar,dhe fillimin nga veprimtaria e institucioneve te reja kushtetuese dhe shmang krijimin e boshllekut ligjor ne veprimtarine e institucioneve ekzistuese te sistemit te drejtesise.

Swiss Digital Mobile Reklama

Letra e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, vjen pas kërkesës së 33 deputetëve të shumicës për të miratuar ndryshimet kushtetuese si dhe nisjes një ditë më parë të diskutimeve në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të paketës së ligjeve të emërgjencës.

letra 1letra 2letra 3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?