Ruçi: . Nuk ka hetim ndërkombëtar të “CEZ” pa “21 Janarin” dhe “Gërdecin”
Gramoz Ruçi kryetari grupit parlamentar socialiste është shprehur se po paragjykohet qëndrimi i grupit parlamentar socialist për hetimin ndërkombëtar. Ruçi u shpreh se nuk e dini qëndrimin socialist.
Ne jemi për tu hetuar që nga fillimi I negociatave për privatizimin nga CEZ e deri më sot. Të gjitha, jo vetëm DIA. Më pas Gramoz Ruci ka shtuar se vetëm Sali Berisha nga radhët e opozitës është dakord të hetohet gjithçka. “Nuk kam dëgjuar askënd tjetër të kërkojë hetim gjithëpërfshirës”, tha ai.
Kreu i deputetëve socialist vazhdoi duke thënë se nuk po akuzoj ish-qeverinë për CEZ, por duhet hetuar gjithçka. Në fund Gramoz Ruçi e mbylli duke u shprehur se nuk kam një qëndrim përfundimtar për hetimin ndërkombëtar duke lënë të kuptohet se po pret rikthimin e kryeministrit Rama nga SHBA. Por ndryshe nga kryeministri Rama, kreu i grupit socialist Ruci shprehu habinë se si ka mundësi që nuk kemi besim tek organet tona të hetimit.
Fjala e Gramoz Ruçit në Parlament:
Dikush tregon si plaku këmbëkryq pranë oxhakut, tregon xhaxhi veteran, dikush tjetër se po shkoi Rama në Amerikë nuk punon OKB Çfarë diskutoi sot Kryesia e PS? Diskutoi futjen e nismës.
Asnjë fjalë për të se nuk është seance e sotme të diskutojë përmbajtjen e saj. ajo që ne kemi trajtuar është se nuk mundet një kërkesë e tillë të hyjë me procedurë të përshpejtuar sepse nuk na lejon Kushtetuta, 6 vendime të gjykatës, precedent parlamentar. Nëse ndonjëri këtu thotë “shkele Kushtetutën”, nuk e kemi bërë. Nëse ndonjëri thotë “shkel 6 nene të Kushtetueses për këtë”, jo, nuk e bëjmë.
Por edhe precedenti që keni qenë ju në pushtet dhe dy juristë, që i kam pasur kundërshtarë si ju sot, që i respektoj, Ilir Rusmajli dhe Viktor Gushit kanë bërë këtë projektligjin e Eulexit.
Teksti i projektligjit të Eulexit, si thuhet në të, është negociuar me të gjitha organizmat ndërkombëtarë përfshirë edhe taks force speciale. Teksti i saj ka marrë pëlqimin e të gjithë aktorëve të drejtësisë, që e thoni ju. Pse na kërkoni tani të shkelim Kushtetutën?
Lexoni më mirë Kushtetutën dhe kujtoni më mirë precedentët tuaj. Kjo është arsyeja që ne sot e refuzuam futjen në rendin e ditës të projektligjit për këtë çështje.
PS-ja, absolutisht, është për hetim të gjithçkaje, por për një hetim Kushtetues, gjithëpërfshirës, dhe jo selektiv siç kërkoni ju. Kjo dhe kjo, se të tjerat jemi ne, përjashtoni veten. Ndaj nëse do t’i referohemi, nga A-ja tek ZH-ja – po, z. Berisha, se vetëm ti e ke thënë dhe jo të tjerët – privatizimit dhe marrëveshjes me CEZ që dështoi. Këto çështje kërkojnë hetim se si janë bërë. Ju anatemoni Ramën…
PO ne këtu kemi qënë. Shqiptarët e kujtojnë kur ju ushtruar të drejtën sovrane për statusin kandidat dhe më thoni një zyrtar të lartë europian që nuk tha se “po nxitoni, nuk është moment.” Se ju kishit Presidencën, ndaj nxitonit. E bëtë pikërisht se e kishit bërë qokë, se kishin dhënë jo një ndërmarrje, por një mazhorancë shtetërore. Se duhet hetuar jo vetëm CEZ, por dhe DIA. Ndaj duhen hetuar veprimet e ERE-s që ka favorizuar CEZ-in në dëm të KESH-it.
Duhet hetuar pse çmimi I energjisë elektrike iu ul KESH-it për t’ia shitur sa më mirë CEZ-it? Pse niveli i humbjeve u kundërshtua me vendim qeverie? Duhet hetim jo vetëm për këtë kompani që sot e dëgjojmë, por edhe për këto 9 të tjera që qenkan shpërndarë si shushunja nëpër Shqipëri për të mbledhur borxhet.
Duhet hetuar pse borxhin që Albetroli ka tek CEZ-i, e vjel kjo bujqësorja…Dhe 15% i merrnin këto kompani fantazëm… Ja pse duhet hetuar.
Duhet hetuar edhe deklarata rregullatore, që u ndryshua me vendim qeverie, që u ndryshua në parlament. Dhe në parlament ka kaluar e bardhë.
Të hetohet edhe zgjidhja e marrëveshjes me CEZ-in me mirëkuptim. Pyetja shtrohet: Vërtet doni të bëhet një hetim i pastër apo doni ta prishni edhe atë që ka nisur prokuroria shqiptare? Apo doni ta përdorni politikisht?
Të vijme tek ajo, hetim ndërkombëtar apo jo.
Si mund të bëjmë një ligj për ndërkombëtarët… T’iu bëjmë një kërkesë partnerëve tanë amerikanë që ne shqiptarët kemi disa probleme që nuk dimë t’i zgjidhim vetë ose nuk kemi besim tek njeri tjetri. Le ti marrim me radhë dhe t’i hetojnë, nga A-ja tek Zh-ja:
CEZ-i
Gërdeci
21 Janari
Aferën për Rrugën e Kombirt
Po deshët të shtroni ndonjë të pestë, i bind unë ata të mitë të ndryshojmë ligjet.
T’i marrim këto dhe të ulemi qoftë dhe me negociata politike. Tu themi se kemi paaftësi hetimi për këto çështje.
Ndaj ju lutem…sa më shumë ta pranoni veten se jeni në opozitë, aq më mirë për ju. Se jeni një opozitë pa kauzë politike dhe ekonomike, pa kauzë për funksionimin e shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

