Ruçi për 3 deputetët e PD, Byroja e Kuvendit mblidhet në 17:30

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 17:30 për të shqyrtuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS, Gramos Ruçi për përjashtimin nga punimet e Parlamentit për 10 ditë tre deputetet e opozitës, Bedri Hoxha, Gent Strazimit dhe Albina Dede.

Një ditë më parë, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin deri në 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetëve të PD Genti Strazimiri, Albina Dede dhe Bedri Hoxha. Me anë të një letre, që kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i ka dërguar kryeparlamentarit Meta, kërkohet të mblidhet urgjentisht Byroja e Kuvendit për të marrë një vendim.

Këta deputetë në mënyrë të paprecedentë kanë qëlluar me vezë Kryeministrin dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave si dhe kanë përdorur fjalë fyese, jo etike, shumë të rënda dhe aspak të denja për fjalorin parlamentar ndaj tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i PD-së

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për aksionin e opozitës në ditët në vazhdim dhe marrëdhëniet me Kuvendin.

Mbledhja e grupit të PD, zhvillohet me dyer të mbyllura dhe vjen një ditë pasi opozita bllokoi punimet ne seancën plenare.

Burime nga PD për Ora News bëjnë të ditur se do ti kërkojnë Kuvendit, përjashtim të Ramës dhe Braçes për fyerje ndaj deputetëve të opozitës.

Po ashtu një ditë më parë në sallën e seancave plenare u dhodhën edhe vezë në drejtim të kryeministrit Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?