FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ruçi nxjerrë jashtë nga seanca Ralf Gjonin (VIDEO)

Seanca e Kuvendit që po vijon prej paradites është shoqëruar me debate së fundi mes kryetarit Gramoz Ruci dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni. Teksa ky i fundit po fliste për dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryetari i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën me argumentin se ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.

Por Gjoni nuk i është bindur urdhërit të Gramoz Rucit. Pas disa paralajmërimeve ky i fundit e ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës së re.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer Ralf Gjonit, prandaj nisi të etiketime dhe akuza nga Gramoz Rucit. “Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private”, është dëgjuar Ralg Gjoni t’i drejtohet kryetarit të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?