Ruçi, sherr me deputetët e PS për kuorumin

 

Mazhoranca qeverisëse nuk po kalon një periudhë të mirë sa i përket numrave në Kuvend.

Po bëhen tre seanca radhazi, ku mazhoranca e ka humbur jo vetëm shumicën e cilësuar, por edhe shumicën e thjeshtë, pasi po i kalon ligjet me 54 apo 61 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gazetës Sot, kjo vjen për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes PS dhe LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ka bërë që kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, të nisë një komunikim të tensionuar me deputetët, duke u kërkuar që të jenë në Kuvend, pasi po rrezikohet edhe kuorumi.

Ruçi u ka thënë atyre se kuorumi është bërë falë deputetëve të Partisë Demokratike, që kanë qenë të pranishëm në seancat e votimit të ligjeve.

Ndërkohë gazeta shkon më larg, kur thotë se nuk dihet nëse ka një pakt mes PS dhe PD për këtë çështje.

Megjithatë e vërteta është se mazhoranca po has vështirësi në kalimin e ligjeve me shumicë të cilësuar dhe çdo seancë po shoqërohet nga pasiguria për numrat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?