Ruçi: Ta ringremë PS-në si në ’92-in

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u bëri thirrje socialistëve të ringrihen edhe më fuqishëm.

Në festën e 25-vjetorit të partisë me socialistët e Tiranës, Ruçi u shpreh: “Është koha që na duhet një organizim dhe veprim tjetër politik dhe ne socialistët do të dimë siç kemi ngritur të ringrihemi në 1992 për 5 muaj, në 1994 për dy vjet dhe në 2007 për 3 vjet të tjera. Prandaj në këtë 25-vjetor të nderuar të zgjedhur të rinj në krye të organizatave socialiste të mobilizojmë energjitë tona për të rritur, forcuar dhe konsoliduar solidaritetin socialist”.

Deputetët e PS-së janë përkushtuar që të kremtojnë 25-vjetorin e partisë nëpër të gjitha rrethet, për ta përmbyllur në fund me një festë të madhe përkujtimore në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por duket se kjo festë do të shtyhet për shkak të Kampionatit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?