Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ruçi: Vjosa Osmani, një politikane energjike dhe e respektuar. Kosova, UÇK dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit

Politikë E enjte, 17 Dhjetor 2020 13:41
Ruçi: Vjosa Osmani, një politikane energjike dhe e respektuar. Kosova, UÇK dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetar i Kuvendit Gramoz Ruçi ka prezantuar në seancën e sotme parlamentare Presidenten në detyrë, Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani teksa nuk i ka kursyer vlerësimet për ta.

Ruçi tha se Zonja Vjosa Osmani, kjo bijë e Mitrovicës dhe e Kosovës, është një politikane e re, energjike dhe e respektuar duke sjellë një jetëshkrim të shkurtër por të qartë për të.

Ai theksoi se prej muajit shkurt të këtij viti është zgjedhur Kryetare e Kuvendit dhe prej fillimit të muajit nëntor, është Presidente në detyrë e Republikës së Kosovës dhe se rrallë ndodh që një politikan, për më tepër një politikane, në moshë të re dhe në fillimet e karrierës politike, të mbajë përgjëgjësi kaq të mëdha dhe barrë kaq të rënda për shtetin dhe popullin e vet.

MESAZHI I PLOTË I RUÇIT
Të nderuar deputete e deputetë,
Sot në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë kemi një mike të veçantë, Kryetaren e Kuvendit, Presidente në detyrë e Republikës së Kosovës, zonjën e nderuar Vjosa Osmani.
E nderuar zonja Osmani, Ju uroj mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të nderuar shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, që, për shkak të rrethanave të pandemisë, e ndiqni këtë seancë në mënyrë virtuale.
Zonja Vjosa Osmani, kjo bijë e Mitrovicës dhe e Kosovës, është një politikane e re, energjike dhe e respektuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo është shquar ndër profesionistët dhe profesionistet e reja të Kosovës, si juriste dhe njeri i ligjit, e diplomuar ekselente në Universitetin e Prishtinës dhe të Pitsburgut në Shtetet e Bashkuara, dhe me një karrierë të spikatur si profesore e së drejtës.

Prej muajit shkurt të këtij viti është zgjedhur Kryetare e Kuvendit dhe prej fillimit të muajit nëntor, është Presidente në detyrë e Republikës së Kosovës.
Rrallë ndodh që një politikan, për më tepër një politikane, në moshë të re dhe në fillimet e karrierës politike, të mbajë përgjëgjësi kaq të mëdha dhe barrë kaq të rënda për shtetin dhe popullin e vet. Për këtë keni të gjithë simpatinë e mbështetjen tonë.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

E nderuar zonja Osmani,
Ju vini në Kuvendin e Shqipërisë në një periudhë zhvillimesh dramatike për Kosovën dhe prestigjin ndërkombëtar të saj.
Thirrja në Dhomat e Specializuara në Hagë e personaliteteve të larta të shtetit, ish Presidentit Hashim Thaçi, ish Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetar i Partisë Demokratike, z. Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit, z. Jakup Krasniqi dhe Kryetarit te Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetvendosja, z. Rexhep Selimi, është një sfidë që duhet përballuar me durim, kurajo, vizion, profesionalizëm, koherencë qëndrimesh dhe solidaritet politik e kombëtar.

Kuvendi i Shqipërisë, të gjithë shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e botës që janë në anën e të drejtës, të vërtetës dhe të paqes, janë sot në mbështetje të tyre, janë në mbështetje të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë në anën e Kosovës dhe të popullit të saj.

Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Populli kosovar dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha.
Në gjykimin për të vërtetën, gjithkush mund të ketë interpretimet e veta, por jo faktet e veta. E vërteta është një dhe vetëm një: Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta.

Këtë të vërtetë pritet të konfirmojë edhe Komisioni i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë, i cili është konstituuar dhe ka filluar nga puna.
Ne jemi të bindur se drejtuesit e luftës çlirimtare të Kosovës do të dinë ta mbrojnë këtë të vërtetë përballë drejtësisë dhe do të venë në vend nderin, dinjitetin dhe kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shërbim të popullit të vet, të lirisë, të drejtësisë dhe të paqes. Ftoj zonjën Vjosa Osmani për të përshëndetur Kuvendin e Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

ruciVjosa Osmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 6 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 13 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 16 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 35 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.