Rudina Hajdari: Berisha të mbyllë karrierën politike, të mos përsëritet e njëjta kasetë. Të mbajë përgjegjësi

Ish-deputetja e PD, dhe vajza e Azem Hajdarit, thotë se kreu i demokratëve duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 11 Majit. Rudina Hajdari flet hapur kur thotë se Sali Berisha duhet ta kishte mbyllur karrierën politike.

”Unë mendoj që Sali Berisha duhet ta kishte mbyllur karrierën e tij politike, pasi i ktheu dinjitetin partisë me vulën. Në mbledhjen e fundit të Këshillit ku kam qenë e pranishme, kam thënë që PD-së i duhet një ekip i fortë, një kontrast i madh mes PS dhe PD, që solli një elitë të re politike.

Zgjedhjet mbaruan dhe nëse ne si PD nuk arrijmë dot të reflektojmë për të kuptuar fajin, për të ndryshuar rrjedhën e partisë, atëherë PD-ja do të ketë vetëm tkurrje të mbështetjes që ka. Pretendimet e zotit Berisha për zgjedhjet deri diku janë të drejta, por është shumë e rëndësishme se kush i thotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi. Unë e di që gabimi mund të gjendet jashtë PD-së, por mendoj që partia është e vetëdijshme për problemet dhe nuk duhet përsëritur e njëjta kasetë: të gjejmë një alibi dhe për t’i drejtuar gishtin dikujt tjetër”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?