Rudina Hajdari fyen simbolin e shqiponjës
Deputetja Rudina Hajdari, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend ka tejkaluar edhe socialistët në akuzat e saj ndaj kreut të shtetit.
Duke sulmuar Presidentit për anulimin e dekretit, Hajdari e cilësoi të shëmtuar aktin e bërjes së shqiponjës me duar nga kreu i shtetit. “Rezoluta e PS nuk ka vlerë juridike por thjesht ngre presionin dhe shantazhin ndaj Presidentit. Nga ky akt i Presidentit ne vetëm mund të konstatojmë, sepse vendimin nuk e marrim ne por Gjykata Kushtetuese. Akti patriotik që bëri Presidenti është i shëmtuar”,- tha Hajdari.
Pa dhënë asnjë arsye përse e vlerësonte në këtë mënyrë simbolin kombëtar, deputetja ka harruar se simboli i shqiponjës nuk lidhet me emra të përveçëm.