Rudina Xhunga: Ndërhyrja e policisë shmangu gjakderdhjen në PD

Gazetarja Rudina Xhunga, thotë se ndërhyrja e Policisë së Shtetit me gjithë arsenalin e saj, shmangu gjakderdhjen mes demokratëve në protestën e 8 janarit në selinë blu. Në emisionin “Top Talk”, ajo u shpreh se Lulzim Basha, i cili ndodhej në katin e dytë të selisë e dinte si duhet të komunikonte me Berishën në të tilla raste.

”Futja e policisë e pengoi. Gjithçka mund të ndodhte, por futja e policisë e pengoi. Palët në njëfarë mënyre, kam përshtypjen që Basha kishte një plan të mësuar nga koha që ka qenë nën leksionet e Berishës, ishte i qartë si komunikohet në të tilla raste. Në këtë mënyrë e bëri, Berisha ra në këtë kurth, mund të mos kishte rënë. Berisha i bëri dëm të paparë vetes atë ditë”.

Në protestë policia ndërhyri pasi një grup deputetësh thanë se po ndiheshin në rrezik nga protestuesit që po bënin gjithçka për të hapur dyert. Policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës. Por ky gaz ishte shumë e fortë dhe gati sa nuk u rrezikoi jetën qytetarëve.

SHKARKO APP