Ruli: Basha nuk është ndjerë i sigurt këto dy vite

 

Ish-ministri demokrat, Genc Ruli, një nga figurat më të përfolura në media këto ditë për shkak të një debati me kreun e PD, Lulzim Basha, ka folur për portalin TeSheshi.com.

Duke folur për gazetaren Luljeta Progni, Ruli thotë se nuk ka pasur një analizë të mirëfilltë për dy humbjet në zgjedhjet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për mendimin tim, një analizë apo më mirë refleksion për të kuptuar shkaqet e mirefillta të humbjes elektorale nuk është bërë. Deri më sot ka pasur deklarime apo dhe reflektime të individëve, por jo një analizë kolegjiale dhe zyrtare për këto evenimente. Së dyti, unë mendoj se analiza në rrethanat e humbjes elektorale duhet të jetë një proces i ftohtë dhe racional i atij që është shtabi drejtues i një partie, pasi është ai institucioni politik që vendosi për strategjinë apo për taktikat e zgjedhjeve, është ai që harton programin elektoral apo përzgjedh kandidatet përfaqsues në ndeshjen elektorale. Analizat në nivelet e poshtme të partisë bëhen mbi bazën e konkluzioneve që kanë aritur ata që komandojnë dhe që kanë përgjegjësinë e komandës së aksionit partiak,” thotë Ruli.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur për mënyrën e drejtimit të opozitës nga Basha, ai thotë: “Është padiskutim një përgjegjësi shumë e madhe të marrësh drejtimin e PD-së pas një humbje shumë të thellë dhe për më tepër pas liderishipit 25-vjecar në krye të PD-së të një lideri të tipik karizmatik dhe të fortë si Berisha. Me sa duket se  Basha nuk është ndjerë aq konfort psikologjikisht dhe aq i sigurt në këto dy vite të lidershipit të tij, dhe me sa duket ka preferuar të rrethohet nga figura të reja, të cilat pavarësisht se në shumicën e rasteve nuk kanë eksperiencë politike, i japin një qetësi psikologjike në ushtrimin e lidershipit te tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?