Ruli flet për sherrin me Bashën

 

Dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka pasur një debat me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Deputeti Ruli ka thyer sot heshtjen për këtë çështje, duke u shprehur se debatet janë normale brenda grupit të demokratëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një prononcim për News 24, Ruli ka fajësuar krerët e PD-së në rrethe, të cilët sipas tij lëshojnë deklarata të papërgjegjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është normale të ketë debate në mbledhjet e grupit, por krerët e degëve lëshojnë deklarata të papërgjegjshme. I kërkova Bashës t’i disiplinojë, por u largova pasi nuk mora përgjigje”, tha Ruli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?