Rusi-Francë bombardojnë ISIS

 

 

Avionët francezë dhe rusë kanë intensifikuar bombardimet në tri ditët e fundit, duke vrarë 31 terroristë të ISIS-it. Veç tyre, ka edhe dhjetëra të plagosur në qendrat e stërvitjes dhe depot e armëve.Shifrat bëhen të ditura nga Observatori për të drejtat e njeriut në Siri, me seli në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky grup thotë se anëtarët e lartë të ISIS-it dhe familjet e tyre kanë filluar të largohen nga qyteti Mosul, që shërbente si bazë e këtij grupi ekstremist në pjesën veriore të Irakut.Franca e ka intensifikuar fushatën ajrore në Raka, pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Paris.Ndërkohë, edhe Rusia tashmë ka pohuar zyrtarisht se avioni i rrëzuar në Sinai, ku gjetën vdekjen 224 qytetarë rusë, ishte vepër e ISIS.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?