Rusia dëbon zv/ambasadorin e SHBA-së, sekretari i Mbrojtjes: Do mbrojmë çdo centimetër nga agresioni

Tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së vijonë të përshkallëzohen, pasi Moska ka dëbuar zv/ambasadorin amerikan, Bart Gorman. Motivet e këtij vendimi nuk janë ende të qarta.

SHBA konfirmoi këtë zhvillim duke e konsideruar përshkallëzues dhe bën me dije se po përgatit kundërmasa. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Llojd Austin pretendon se trupat ruse po lëvizin më afër kufirit me Ukrainën dhe se po grumbullojnë rezerva gjaku.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbrojnë, nëse duhet çdo centimetër të territorit të NATO-s nga agresioni rus. Nuk kemi parë asnjë shenjë çtensionimi nga Moska”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?