Rusia jep alarmin: “Mafia Shqiptare zotëron 75% të tregut global për drogë”
Droga e Shqipërisë ka marrë dhenë, pas alarmit që kanë dhënë mediet greke e ato italiane, këtë herë një shkrim i meidas Ruse “Sputnik News”, në versionin Francez, shkruan se vendi është si një kolumbi, madje më e rrezikshme.
“Për rreth pesë vjet, 75% e tregut global të drogës është në duart e mafias shqiptare”,- thekson shkrimi. Edhe pse qeveria deklaron të kundërtën, shkrimi i prestigjozes Ruse, tregon se Shqipëria furnizon botën me drogë.
Referuar shkrimit, i cili citon se ekonomia në vend ka një xhiro vjetore që arritin në 2 miliardë, ku nga Shqipëria del 4.6 ton heroinë, me nofkën “Cannabistan” për në Europën Perëndimore.
Referuar shkrimit, nënvizohet dhe thirrja e Presidentit, për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar rritjen e prodhimit të marihuanës. Takimi u thirr pasi policia arrestoi 15 persona në posedim të 3 ton drogë në qytetin e Rrëshenit.
“Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është shtyllë e krimit të organizuar në të gjithë botën dhe pika kryesore e mallrave kontrabandë si; drogë, armë, falsifikimi i mallrave. Përveç kësaj, kartelet “kombëtare” janë të dalluar nga mungesa e hierarkisë vertikale, të gjitha rastet duke u trajtuar në grupe familjare”, thuhet në shkrim.
Por kush janë bashkëpunëtorët e këtyre grupeve?
Sputnik veçon se: “Turqia dhe Italia kanë nderin për të qenë partnere kryesore të mafias shqiptare në rrjedhën e drogës, shpesh ruajnë lidhjet zyrtare në dogana dhe shërbimet e sigurisë në vendet e tyre. Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Austria, Gjermania dhe vendet skandinave janë gjithashtu pjesë e kartelit të fuqishëm shqiptar. Sipas informatave nga Transparency International, organizimi mbretëron në veçanti në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”.
Burimi: Sputnik News(Versioni Francez)/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

