Rusia mbyll kufinjtë tokësorë dhe ajrorë

Bota në ankth nga koronavirusi. Atë që nuk e kam bërë asnjë luftë botërore që të mbyllesh brenda, po e bën virusi.

Qeveria ruse do të ndalojë të gjitha fluturimet për jashtë shtetit, duke filluar nga 27 marsi. Edhe kufinjtë tokësorë.

Ndalimi nuk do të aplikohet për fluturimet  për ata që kthehen në atdhe dhe për ato fluturime që janë me urdhra të veçantë nga qeveria ruse, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Vlen të përmendet se Rusia ka më pak raste se vendet tjera evropiane, vetëm 658 dhe tre vdekje.

Të mërkurën, Presidenti Vladimir Putin shtyu një votim për ndryshime kushtetuese  që do tí lejonte atij të qëndronte në pushtet për më shumë se dy mandate radhazi.

SHKARKO APP