Rusia nis tërheqjen e trupave, reagon Ukraina: Mos beso çfarë dëgjon, beso atë që shikon!

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka reguar pas lajmit nga ministria e Mbrojtjes ruse se disa trupa ushtarake janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën këtë të martë.

“Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri”, thotë ministri i Jashtëm, raporton BBC.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ushtarake ruse po ktheheshin në bazë.

“Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzim”, shtoi ai duke theksuar se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po funksionin sipias tij për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ky zhvillim i fundit vjen në një kohë që shërbimet inteligjente dhe CIA kanë paralajmëruar që një pushtim i mundshëm rus mund të ndodhë më 16 shkurt.

Por, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka ironizuar shtetet perëndimore duke shkruar në rrjetet sociale se:

15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita e dështimit të luftës propagandistike perëndimore. I zënë ngushtë dhe i shkatërruar pa shkrehur asnjë plumb”.

SHKARKO APP