Rusia sulmon brenda 48 orëve. Pentagoni: Ushtria ruse gati në 80% të kapacitetit

SHBA-të kanë paralajmëruar sërish qeverinë e Ukrainës se sulmi i plotë rus është i afërt, dhe kjo mund të ndodh brenda 48 orëve të ardhshme.

Forcat ruse janë “pranë arritjes së 80% të kapacitetit”. Departamenti i Mbrojtjes thekson se presidenti Putin do të jap shumë shpejt urdhrin për sulm. “Vetëm në Detin e Zi janë rreth 12 anije luftarake ruse. Shumica janë gati për luftë”, tha ndër të tjera një zyrtar i Pentagonit.

Nga ana e saj, Ukraina pretendon se Rusia po kryen dhjetëra shkelje të armëpushimit dhe marrëveshjes së Minskut, dhe se ka brenda territorit të saj mbi 10 mijë ushtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zyrtar tjetër i lartë amerikan i mbrojtjes në Uashington tha të mërkurën se forcat ruse të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën janë “gati” për fillimin e një sulmi, nëse marrin një urdhër për këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet amerikane kanë vlerësuar se Rusia ka mbi 150 mijë trupa përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Rreth 80% e atyre forcave janë tani “në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm”, tha zyrtari, duke shtuar se ato ndodhen në një distancë prej 5 deri në 50 kilometrash nga kufiri. Zyrtari amerikan, që foli në kushte anonimiteti, shtoi se “ne ende nuk mund të konfirmojmë njoftimet se forcat ruse janë zhvendosur në Donbas, rajonin e Ukrainës lindore të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.

Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara kanë sinjale, të bazuara në informacione të shërbimeve të zbulimit dhe prova vizuale se “ato (forcat ruse) kanë avancuar gatishmërinë e tyre në një pikë, ku janë gati të fillojnë operacionet tani, nëse marrin urdhrin për këtë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?