Rutte lavde Ramës për ”Open Balkan”: Drejtuesi që ka marrëdhënie të mira me të gjithë
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp, i ka thurur lavde kryeministrit Edi Rama, që përkon edhe me ditëlindjen e kreut të qeverisë shqiptare.
”Ballkani i Hapur” dhe nisma të tilla kërkon lidership, dhe drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë është ky burri që ka ditëlindjen. Gjithçka që mund të bëhet, dhe Rama është një ndër udhëheqësit më me përvojë në raport. Kjo edhe për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve të rajonit, nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara është pozitive, do e rekomandoja që shumë vende të diskutojnë çështjet e interesit të përbashkët, për të ecur në një strukturë të përbashkët ekonomike dhe kjo përshpejton edhe anëtarësimit dhe që tensionet të mos bëhen të papërballueshme”.
Kurse ana e tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Holandë, ndërsa shtoi se i është mirënjohës Rutte që po bën përpjekje për ta nxitur Ballkanin drejt Europës.
”Ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Holanda renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri, kemi Shell, me shpresë presim një lajm të mirë, në fillim të vitit, falë një kërkimi të Shell në vendin tinë, nëse do jetë kështu do kemi mundësi të festojmë për energjinë dhe burimet e reja. Jam mirënjohës Markut, për përpjekje për ta shtyrë Ballkanin drejt europës. Në një farë mënyrë Marku më mësoi që mund ta duash BE, por do jetë dashuri e ashpër”.