Ervin Salianji kërkon të marrë drejtimin e PD?! Ilir Alimehmeti zbulon prapaskenat: Sali Berisha më ftoi në zyrë…

Mjeku Ilir Alimehmeti, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike.

I ftuar në A2 CNN me gazetaren Merita Haklaj, kandidati më i votuar i Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare, tregoi se e ka përgazuar  Sali Berishën që më në fund kishte vendosur të dilte në terren për të takuar demokratët, nëpërmjet Foltoreve.

“Nuk ka asnjë nga këto lloj takimesh që nuk ia do të mirën PD-së. Doktor Berisha është kryetar i PD-së. Unë mendoj se është një moment shumë i mirë edhe për të për ta integruar këtë lloj energjie brenda partisë, sepse e kemi të nevojshme, ndryshe do kemi më pak mbështetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kam takuar Berishës edhe së fundmi. Ne e kemi emëruesin e përbashkët të njëjtë. Sepse s’do thoja që është kryetari im dhe unë e mbështes, nëse ne i kemi mendimet ndryshe. Nuk do isha në atë forcë politike përndryshe, nuk do shkoja aty në ditën e tij më të keqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takim Berishës i shpreha vlerësimin për faktin që po del në terren. Akoma nuk kishte filluar. Shumë mirë që del në terren, do i dëgjosh vetë njerëzit. Takimi me Berishën ishte pas kafes”, është shprehur mes të tjerash Ilir Alimehmeti.

Ai ripërsëriti gjithashtu se lëvizja e organizuar nga Ervin Salianji dhe kolegë të tjerë demokratë nuk ka për qëllim pozicionin e kryetarit të PD-së. Sipas tij, forca politike ku ata aderojnë është përgjumur dhe ka nevojë të riorganizohet dhe të përfaqësojë më së miri votuesit.

“Duhet të kuptojmë diçka të rëndësishme. Këtu ne nuk jemi duke folur për një diskutim politik, për një lidership politik apo për mendime politike të ndryshme. Pra nuk është një lëvizje e këtij tipi. Është një lëvizje që kërkon organizim.

Pra ne po çojmë nevojën, pra kemi nevojë të riorganizohemi, kemi nevojë të ripërfaqësohemi. Sepse kështu siç jemi nuk po bëjmë dot maksimumin tonë.

Atëherë në këtë aspekt ne kemi nevojë për një organizim më të mirë. Sepse po dukej sikur ishte përgjumur situata dhe nuk shkon kjo. Është mandati i katërt që po qeveris Rama dhe nuk na lejohet kjo. Se nuk është as lëvizje anti-kryetar, sepse kanë dashur ta spostojnë vëmendjen këtu”, tha Ilir Alimehmeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?