Sabit Brokaj: Rama s’po lufton korrupsionin e madh, të ndryshojë “kuajt e lodhur”

 

Sabit Brokaj thotë se qeveria nuk po lufton korrupsionin e madh.

Sipas tij, kjo qeveri është duke u marrë vetëm me vjedhësit e vegjël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se e majta rrezikon të bëjë gabimet e së shkuarës, të cilat rikthyen në pushtet Berishën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për mendimin tim, disa gabime të së majtës po përsëriten në lidhje me ushtrimin e pushtetit. Së pari, përpjekjet për të goditur korrupsionin, janë sëmundja bazë në shoqërinë shqiptare. Është krejt ndryshe të flasim për ndalimin e një vjedhësi të vogël, dhe është krejt ndryshe të flasësh për ata që po e shkatërrojnë ekonominë e vendit.

Premtimi i parë i qeverisë ishte pikërisht ndëshkueshmëria e korrupsionit të pararendësve, të atyre që shkatërruan Shqipërinë, dhe këtë nuk e ka treguar në asnjë rast deri tani.

Gjithsesi, mbetet një përpjekje shumë e mirë që ta imponojë qytetarin të respektojë shtetin. Kjo është e pamjaftueshme në qoftë se kjo nuk ecën njëkohësisht me të gjitha drejtimet. Dhe gabimi tjetër i qeverisë janë politikat ekonomike. Nuk po duken produktive.

Ka mbetur po ajo humnerë e kohës së Berishës. Ne e dimë sa e vështirë është, por fakti që nuk është goditur korrupsioni i madh, ai prej të cilit mblidhen paratë, tregon se nuk jemi në rrugë të mbarë.

Ekonomia nuk mund të ngrihet vetëm me deklarata dhe me lojëra. Partia Socialiste është akoma në vetëpëlqimin e deklaratave dhe jo të produktit të punës së vet. Unë do të preferoja që në PS të kishte më shumë demokraci, në mënyrë që uniteti i tij të mos jetë vetëm nga shtrëngimi, por nga të gjithë elementët që e përbëjnë atë.

Megjithatë, PS mbetet partia më demokratike në vend. Por, ajo duhet të mbijetojë nëse krijohet një frymë e plotë demokracie. Fryma e unitetit nuk ka pse të jetë mes PS dhe LSI, por bashkëpunimi dhe qëndrueshmëria mes tyre është e rëndësishme për jetëgjatësinë e koalicionit.

LSI e sheh me shumë interes koalicionin me PS, sesa të lëvizë nga koalicioni”, thotë ai për Sot.

Ndërkohë, Brokaj thotë se Rama duhet të marrë shembull nga De Biazi dhe duhet të largojë nga qeveria “kuajt e lodhur”.

Meqenëse Rama e do shumë De Biazin, le të marrë mësim prej tij. Ekipi në tërësi apo individët veç e veç mund të cilësohen apo jo “kuajt e lodhur”, këtë duhet ta vendosë kryeministri. Megjithatë, të betohesh se nuk paska nevojë për ndryshime qoftë dhe nga vetë Edi Rama, mendoj se do ishte gabim. Ndoshta Rama ka frikë se i prishet uniteti. Uniteti mbi një terren të rrëshqitshëm, nuk do ishte i sigurt”, thotë Brokaj.

Ai komenton edhe debatet e fundit në Partinë Demokratike.

Atje nuk po ndodh asnjë ngjarje. Të gjitha këto cic-micet janë gjëra të vogla, pasi atje ka vetëm një komandant, i cili PD e ka patur një korparmatë, korpus, divizion dhe brigadë, tashmë e ka batalion, do ta ketë kompani, e më pas skuadër. Lojërat dhe cic-micet e tyre nuk kanë asnjë perspektivë. Berisha ua lëshon litarët ish-ministrave dhe deputetëve, që të gërthasin pak me Bashën dhe të krijohet një debat, e më pas ua mbledh shkurt si frerët e kalit të kalorësit. Mos prisni ndonjë gjë sa Berisha të jetë atje! Ai po mban peng PD dhe Shqipërinë. Mazhoranca e sotme po bën shumë gabime, sepse nuk ka opozitë që ta konkurrojë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?