Sadiku hyn në histori/ Vjen goli i parë i Shqipërisë në një evropian

Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës grupore të ‘Euro 2016’.

Pas një dominimi të Kuqezinjve dhe rasteve të njëpasnjëshme për të shënuar, më në fund erdhi goli i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.

Pas një harkimi nga Memushaj, Armando Sadiku realizoi me kokë (43’).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është goli i parë i Shqipërisë në një Kampionat Evropian dhe në këtë mënyrë emri i sulmuesit shqiptar ka hyrë në analet e historisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

qqq

Goli i Shqipërisë i shënuar në portën rumune është në qendër të medias europiane. Edhe ato gjermane kanë shkruar për Shqipërinë dhe golin e saj.

Gazeta e madhe Bild shkruan “Shqipëria feston golin e saj të parë në Europian. Presim me ankth a do të ketë një fitore të parë”.

zzz

 

 

armando-sadiku-festa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?