Sadri Abazi: Fituam, sepse gjetëm njeriun e duhur për Dibrën
Pak para mbylljes së plotë të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet lokale në Dibër, deputeti socialist Sadri Abazi ka deklaruar fitoren e kandidatit socialist Muharrem Rama. Kur kishin mbetur edhe pak kuti votimi për t’u numëruar, Abazi tha se PS gjeti njeriun e duhur për këto zgjedhje.
“Rezultati ishte i duhur, sepse gjetëm njeriun duhur dhe për drejtimin e duhur. Falënderoj me gjithë zemër dibranët për verdiktin që dhanë. Tashmë kreu i bashkisë do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ne i bëjmë thirrje Muharrem Ramës që të marrë shembullin e Erion Veliajt për të qenë në shërbim të qytetarëve. Unë e pisja rezultatin, duke parë se PD ishte këtu 8 vjet”.
Abazi ka komentuar edhe urimi që deputeti demokrat Bumçi i bëri Muharrem Ramës dhe stafit të tij për fitoren në Dibër: “Ne i thamë Bumçit të urojë jo vetëm Ramën, por edhe kryeministrin Rama, se kjo është një mbështetje që vjen nga populli i Dibrës që i ka dhënë këto 3 vjet një mbështetje të madhe Ramës dhe Partisë Socialiste”.
KOHA JONË SONDAZH

