Safet Gjici vlerëson gjeneralin Major Obaid Al Ketbi: Ndihmoi refugjatët e Kosovës, lobues i aeroportit të Kukësit
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka vlerësuar gjeneralin Major Obaid Al Ketbi me titullin ”Mirënjohja e Qytetit”. Ky vlerësim është dhënë për ‘‘Mbështetjen e jashtëzakonshme dhe të pakursyer për motrat dhe vëllezërit tanë të Kosovës duke ofruar një strehë të ngrohtë dhe mikpritje në Kampin e Emirateve, pas luftës shkatërruese me Serbinë në 1999, e cila shkaktoi një shpërngulje masive të qindra mijëra refugjatëve të Kosovës në territorin shqiptar”.
Po ashtu Gjici shkruan në facebook se Gjenerali ishte një nga iniciatorët kryesorë, negociues dhe lobues i aftë me përfaqësuesit e Qeverisë së Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.
”Si negociator i shkëlqyer, Gjenerali bëri të mundur implementimin e projektit për furnizimin me ujë të qytetit dhe ndërtimin e ujësjellësit të Lojmeve, shtrimin dhe asfaltimin e rrugëve të qytetit,rrugëve të reja lidhëse me fshatrat Nangë-Gostil, ndërtimin e rrugës Eksod’99”.
Postimi i plotë
Shumë i lumtur që Bashkia Kukës, i ka dorëzuar sot titullin “Mirënjohje Qyteti”, gjeneralit Major Obaid Al Ketbi me motivacionin ”Për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe të pakursyer për motrat dhe vëllezërit tanë të Kosovës duke ofruar një strehë të ngrohtë dhe mikpritje në Kampin e Emirateve, pas luftës shkatërruese me Serbinë në 1999, e cila shkaktoi një shpërngulje masive të qindra mijëra refugjatëve të Kosovës në territorin shqiptar”.
Gjenerali ishte një nga iniciatorët kryesorë, negociues dhe lobues i aftë me përfaqësuesit e Qeverisë së Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. Gjithashtu si negociator i shkëlqyer, Gjenerali bëri të mundur implementimin e projektit për furnizimin me ujë të qytetit dhe ndërtimin e ujësjellësit të Lojmeve, shtrimin dhe asfaltimin e rrugëve të qytetit, rrugëve të reja lidhëse me fshatrat Nangë-Gostil, ndërtimin e rrugës Eksod’99.
Janë këto arsye që në cilësinë e kryetarit të bashkisë Kukës, kam mirëpritur kërkesën e Grupit të menaxhimit të Krizës kosovare të periudhës 1999, për t’i dhënë titullin “Mirënjohje Qyteti”, shkëlqesisë së tij gjeneral major, Obaid Al Ketbi, ish-Komandant i Misionit Paqeruajtës të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë 1999.