Saimir Tahiri: Zvarritja e gjyqit është padrejtësi. Nuk kam bërë kurrë asnjë faj
Ish-ministri i Brendshëm, Saimit Tahiri ka reaguar për vendimin e gjykatës për kthimin e çështjes së tij për rigjykim.
Në një prononcim për mediat, Tahiri tha se “zvarritja e procesit është padrejtësi”.
Ish-ministri tha se ende nuk është njohur me detajet e vendimit, por shtoi se “ky është një proces i turpshëm. Nuk e prisja një vendim të tillë nga Gjykata. Beteja fillon nga e para”.
Tahiri u shpreh se personalisht ka zgjedhur të përballet si qytetar i zakonshëm me drejtësinë. “Unë jam përballur si qytetar, jo si të tjerët që janë përballur si pushtetarë. Nuk kam bërë asnjë faj”,- tha Tahiri.
https://arkiva.kohajone.com/permbyset-gjithcka-per-tahirin-ja-vendimi-qe-dha-gjykata-e-apelit/