Sali Berisha fton demokratët në selinë blu: Sot është koha e veprimit
Ish-kryeministri Sali Berisha fton demokratët në selinë blu, në një kohë që Lulzim Basha i shkarkuar nga Kuvendi i mbajtur dje ka thirrur sot në orën 15:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Për Berishën, sot është koha e veprimit.
Sot është po një tjetër ditë e rëndësishme për PD, por përshkak se situata është në tension të lartë dhe mbi të gjitha, kush nga ana ligjore ka të drejtë.
“Ju pres të gjitheve në shtëpinë e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tonë të perbashketa, Partinë Demokratike të Rithemeluar, për të vazhduar betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë tonë të dashur”.
Postimi i plotë
Te dashur demokrate dhe demokratë! Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores.
Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet. Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit.
Ju pres të gjitheve në shtëpinë e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tonë të perbashketa, Partinë Demokratike të Rithemeluar, për të vazhduar betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë tonë të dashur.