Sali Berisha i ka braktisur pa mundim privilegjet që i jepte posti i kryeministrit

Sali Berisha i ka braktisur pa mundim privilegjet që i jepte posti i kryeministrit. Ai udhëton tani si qytetar i thjeshtë. Syri i medias e ka parë atë të dielën në darkë në aeroportin e Fiumicinos në Romë, ku Berisha priste radhën së bashku me të gjithë shqiptarët e tjerë. Ai u ul në karriget metalike të sallës së madhe të pritjes 'duke luajtur" me telefonin e tij. Ai kishte vetëm një shoqërues (foto e pare). Megjithëse në të njëjtin avion fluturonin edhe ish zëvendës kryeministri i tij Edmond Haxhinasto dhe deputeti socialist Ben Blushi, Berisha, nuk u pa të komunikonte me asnjërin prej tyre. Ai ishte tranzit në Romë pasi kthehej nga udhëtimi në Sofie, ku kish shkuar ti jepte lamtumirën e fundit mikut të tij të ndarë nga jeta, ish presidentit bullgar Zheliu Zhele

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?