Sali Berisha: Më 26 nëntor protesta më madhështore kombëtare
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ka njoftuar protestën e radhës që do të mbahet nga opozita.
Kreu i PD-se ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen në protestë më 26 nëntor në Tiranë.
“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.