”Sali Berisha një burrë i plagosur pa të drejtë”, Lela: Ka nevojë që t’i nxjerrë frikën popullit

Drejtori i zyrës së shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela thotë se Sali Berisha ka nevojë që t’i nxjerrë frikën popullit të tij në një vend të tulatur në frikë. Për të njerëzit vijnë në takime me Berishën dhe thonë se i kanë paralajmëruar se do i heqin nga puna.

“Instrumenti i frikës ekziston dhe ndaj Berishës”, tha Lela, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV. Në vijim ai tregoi se me mijëra njerëz janë larguar nga frika për motive politike dhe ky shtoi ai, është një fakt.

”Një biznesmen në Dibër i cili kishte ardhur nga Italia për të ndërtuar një teqe se i’a kishte lënë amanet gjyshi, më tha se e kishin kërcënuar se do e hedhin në erë, nëse ftonte Sali Berishën në inaugurim. Mori kërcënime nga zyrtarë që i thanë se ”do të hedhim në erë po erdhi Berisha”. A është ky vend i lirë? Biznesmeni ishte i lemerisër nga ideja. Është një familje, e vjetër, e fisme dibrane. Dinjiteti i nëpërkëmbur i çdokujt, është dinjiteti i nëpërkëmbur i të gjithë neve”.

Po ashtu ai thotë edhe se Sali Berisha një burrë i plagosur pa të drejtë. ”Te Berisha shikon grimca që të shpërfaqen me të. Në këtë vend shumë prej njerëzve të afrohen kur je afër pushtetit. Kjo e imja është sfida humane, profesionale dhe njerëzore, tek një njeri që është në një farë halli. Jo se unë i zgjidha hallin. Por në këndvështrimin tim si gazetar Sali Berisha ishte një burrë i plagosur, si njeri, ishte Sali Berisha ishte një burrë i plagosur pa të drejtë”.

SHKARKO APP