Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Sali Berisha paraqitet në SPAK. Në mbështetje të tij, para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ishin mbledhur edhe disa përkrahës në Berishës.

Pas daljes nga SPAK, Berisha dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi sërish gjyqtaren Irana Gjoka.

“Gjykatësja me pesë mbiemra është një mashtruese ordinere. E pacipë, subjekt i ligjit. Thotë se nuk është dënuar asnjëherë. Irena me pesë mbiemra. Por shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delikuente në 2003, ka firmosur te noteri prokurën për vete, duke u paraqitur si bashkëshortja e Stefan Gjokës, në fakt certifikatën e martesës e ka 3 vite mbrapa. Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Anton Ikonomin të paraqesë çdo provë për heqjen e masës së dhënë. Kërkon heqjen e masës së ndalimit të hyrjes në Greqi. Ky dokument vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek, se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar, qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin. Do ju sjell dokumentin e Gjykatës së Janinës, ku ajo është dënuar me tre muaj burg. Gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sot, në orën 11:30, në GJKKO mbahet seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja Flojera Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo jo për gjykim dosjen për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan e Andia Pustinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?