Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Paraqitja e tij është në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Në një prononcim për mediat në dalje nga SPAK-u, ish-kryeministri ka zbuluar shënimin që u ka lënë të oficerëve të policisë gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë lashë aty një shënim si mëposhtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është defakto përgjegjësi kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”. Kjo u la në këtë prokurori”, tha Berisha.

Kryedemokrati u pyet nga gazetarët pse nuk u paraqit seancën e parë në GJKKO për dosjen Partizani. Berisha theksoi edhe një herë se nuk kishte marrë njoftin zyrtar.

Por arsyeja nuk ishte vetëm kjo, pasi atë ditë, ai ndodhej në një udhëtim jashtë shtetit. Ndërkohë, Berisha zbuloi se për seancën e radhës, pjesëmarrjen e tij do e vendosin avokatët e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?