Sali Berisha paraqitet në SPAK
Politikë E Hënë, 21 Korrik 2025 10:48
Kreu i PD, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Berisha është pritur nga mbështetës të tij që ishin mbledhur para godinës së SPAK-ut.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ai sërish hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Sot mbahet edhe gjyqi për çështjen “Partizani”, pasi u shty disa javë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

