Sali Berisha pas sulmit Topalli-Imami-Lezhja?
Listat e kandidatëve për deputet nga PD-ja ka shkaktuar tërmet dhe shumë pakënaqesi te kupola e vjetër e selisë blu. Dalja hapur dhe në kulmin e fushatës e Jozefina Topallit, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Astrit Patozit dhe Gjergj Lezhjes, të cilët thonë hapur se kjo është një PD e re dhe nuk ka lidhje me PD tradicionale,; kjo e gjitha tregon se pas tyre fshihet Sali Berisha. Ai nuk ka dalë hapur, pasi jo se ka frikë njeri në PD, aq me tepër Bashën, por i zhgënjyer nga mosfutja e dhenderrit të tij Jamarber Malltezi si dhe e disa emrave salistë ka shkaktuar zemërim. Për të qenë korrekt me ndergjegjen ka shkaktuar habi mos futja e një personi me shumë karakter dhe profesionist, si Jamarber Malltezi. Dhe jo se është dhenderri i tij. Por edhe të dal hapur kundër Bashës tani në fushatë, Saliu e kupton se do ishte gabim i madh dhe demokratët do ti thonin se ” ti e zgjodhe vetë Lulin”. Ndaj inatin, të drejtën e tyre, mllefin e gjithçka tjetër të mbledhur nga moskandidimi, Berisha e ka nxjerrë me Topallin, Imamin, Lezhjen, etj. Mos harroni se Gjergji Lezhja ka qenë sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë, ish-zv/ministër i brendshëm dhe shef i organizimit në PD. Mbi të gjitha njeriu me besnik ndaj Saliut. Grupi antiBasha që mezi priste një leje të vogël nga Saliu, u hodh në tërbim ndaj Lulzim Bashës, bile duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të PD në kulmin e fushatës. Por vetëm sa i prish punë PD-së, kjo luftë nuk sjell asgjë deri me 25 qershor. Pas humbjes se sigurtë të PD, edhe për fajin e grupit antiBasha, do të turren për shkarkimin e Bashës nga kryetar ose në zgjedhjet e reja që janë në korrik për kryetar të PD-së, grupi AntiBasha dhe Berisha do nxjerrin emrin kandidat rival. Dhe natyrisht që emri i ri me lejen e Saliut do jetë fitues në selinë blu.
Në të gjitha mënyrat se si ta rrotullosh fatin e Bashës, duket se Saliu do ti vërë vulën.
Shënim: Kushdo e merr këtë shkrim duhet të shënojë burimin nga e ka marrë (albanianews1.al), ndryshe të mos e botojë se do përballet me sanksione ligjore, pasi prek të drejtën e autorit.
http://albanianews1.al/sali-berisha-pas-sulmit-topalli-imami-lezhja/