Sali Berisha rikthehet në selinë blu pas gati 11 muajsh, e presin me brohërima

Mbështetës të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ishin mbledhur poshtë banesës së këtij të fundit në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, sapo u mor vesh lajmi se gjykata e ka lenë të lirë.

Me pas Berisha i është drejtuar selisë blu ku mbajti një konferencë për mediat.

“Të dashur miq, u krye edhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe”, tha Berisha. Dhe sulmoi Taulant Ballën dhe Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja dhe njoftimi i gjykatës për lirimin e tij nga arresti:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisur nga interesi që ka në publik dhe në media dosja “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, etj…, ju njoftojmë se:

Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”.

Tiranë, më datë 27.11.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?