Sali Berisha riposton statusin e publikuar në vitin 2016: O sot, o kurrë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer në kujtesë të qytetarëve denoncimin e bërë prej tij 8 vite më parë për vëllezërit Xhafaj, duke ju referuar politikanit Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Geronit, si dhe përgjigjen që ka marrë atëkohë nga Edi Rama.

“Rikujtesë! Edi Rama për shkak të aksioneve të tij në vëllazërinë e drogës Xhafa, më sulmoi me egërsi në gusht të vitit 2006 sepse denoncova me dokumenta vëllazërinë e drogës Xhafa. Këtu më poshtë keni reagimin tim ndaj sulmit të Edvin drogës ndaj meje! Sot Edi Rama dhe vëllazëria Xhafa burgosën nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PD që bëri publike regjistrimet që vërtetonin se vëllazëria Xhafa me Fatmirin Ministër të Brendshëm dhe Agronin në kërkim dhe i dënuar në Itali vazhdonte trafiqet nga Vlora.
Vdekje mafies Rama-Xhafa! O sot, o kurrë!”,

Statusi nga Berisha:

5 gusht 2016 Degradimi psiqik i Edvinit nuk mund të jetë mbrojtje për Fatmir dhe Agron Drogën!
Të dashur miq, me një pamflet të shkruar me fjalor koprolalik, dëshmi e degradimit të plotë psiqik dhe të parikthyeshëm të njeriut, Edvin Shullazi sulmon mua dhe merr në mbrojtje trafikantin ndërkombëtar Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafes, të cilit Rama i ka fshehur kërkesën për ekstradim në Venezuelë si supertrafikant. Unë jam edhe mjek dhe nuk kam ndërmend t’i përgjigjem fjalorit të degraduar të një të sëmuri psiqik, pavarësisht se ai mban postin e Kryeministrit nuk kam ndërmend t’i jap ndonjë përgjigje civile si fyerjet tuaja me nderojnë dhe aq me pak me ndonjë shprehje shqiptarçe si: “mbaj për vete”apo “futi nga i ke nxjerrë” ose” çoja atij apo asaj”që ti ka mësuar këto fjale. Jo, të semurit psiqik të degraduar duhet t’i hapësh rrugën nëse nuk don të imitosh atë dhe të dukesh si ai. Por në rast se Rama ka sharë si një i sëmure psiqik vetëm e vetëm se është peshuar në kandar me 1,3 milionë euro për të fshehur siç kanë shkruar media kërkesën për ekstradim në Venezuelë të Agron Xhafës, vëllait të Fatmir Xhafës kjo është çështje e tij dhe nuk ndryshon asgjë. Me këtë ai vetëm se ka faktuar thelbësisht ato që unë e kam akuzuar. I shfazuar nga sëmundje ai nuk arrin të kuptojë se trafiqet kriminale, droga, larja e parave të krimit nuk mbulohen dot as me të gjitha sharjet as dhe me fjalorin koprolalik të të gjithë skizoidve të pa mjekuar, apo halabakëve të kesaj toke! Po shtoj këtu se për njeriun tënd të ndershëm Agron Xhafa dhe vëlla i Fatmir Drogës jo Rilindja Demokratike por vetëngazeta e Bolinos tënd të dashur informon shqiptarët me datë 8 mars në shkrimin e saj me titull: “Trafiku i Drogës, raport nga Venezuela për vëllezërit Murataj shkruan se Gjykata e Lartë e Venezuelës ka gjetur se:
-Agron Xhafaj ,njeriu i yt i ndershëm apo që ka blerë ndeshmërine e tij tek ti me 1,3 milionë euro dhe vëllai i plotë i Fatmir Drogës ishte anëtar i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogave të përbërë nga shqiptarë, polak, italian, kanadez, amerikan dhe ka kërkuar ekastrdimin e tyre dhe se,
-Agron Xhafa (ndërtues pallatesh dhe pronar i kompanisë së lojërave të fatit Apex, së bashku me familjaret tuaj më të afërt, që mbajtën me Xhafën e drogës 8 muaj në Parlament ligjin lojërave të fatit, sipas kësaj gjykate, por edhe Gjykatës Italiane ka qenë ringlider pra drejtues i rrjetit për shpërndarjen e drogës në Bolonja të Italisë të cilën e merrte nga trafikanti Fadil Papa
-Po kështu Gjykata e Leçes ka gjetur se Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Drogës dhe njeriu yt i ndershëm pasi të ka paguar paratë për të mos e ekstraduar dhe ortaku i njerëzve të tu më të afërt në kompaninë e bixhozit pra të mëkatit ishte lidhje edhe e polakut Tomasz Piekarniak të dënuar me 9 vjet heqje lirie nga kjo gjykatë dhe së fundi
-Autoritet italiane kanë nxjerrë urdhër arresti me burg për Agronin tënd të ndershëm vëllaçkon e Fatmir Drogës dhe 15 persona tjerë, listën e të cilëve e ka botuar Bolinua yt në gazetën e tij me datë 8 mars 2014.
E vërteta është se të gjitha këto bazohen në dokumenta zyrtare të Gjykatave të Italisë dhe Venezuelës. Por me sa duket botimi i shkrimit nga Bolua është bërë si shantazh para pagesës së plotë prej 1,3 milionë euro që thuhet se duhet të të bënte për fshehjen e urdhër-arrestit njeriu i yt i ndershëm Agron Xhafa, vëllai trafikant i Fatmir Drogës, bashkëpronar me Fatmirin i pallateve të ndërtuara me paratë e krimit dhe ortak i familjarëve të tu më të afërt në bixhozin e larjes së parave të droges! Këtu më posht keni linkun e artikullit të plotë të botuar nga Bolino i njohur si “Këmisha mediatike e Ramës”. #sb
Rama
http://shqiptarja.com/…/trafiku-i-drog-s-raport-nga…
Postimi i Ramës në mbrojtje të vëllazerisë së drogsë Xhafa.
POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA
Unë Saliun e dëgjoj vetëm të enjteve në Kuvend. S’kam ç’bëj, mjerisht ai është opozita e këtij vendi sot dhe detyra ime është të debatoj me opozitën gjatë punimeve të Kuvendit. Po ama kaq dhe pikë, del e tepron!
Më tej ai për mua nuk është më ndër të gjallët, asnjë ditë tjetër e për asnjë minutë të jetës sime jashtë seancës të së enjtes; ku jo vetëm për faj të tij, Saliu shkel me të katër gjymtyrët rregulloren e Kuvendit dhe çdo normë komunikimi mes njerëzish.
Fatkeqësisht, ky abuzim i padëgjuar kurrkund tjetër në botën demokratike, e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në skenën e një gojështhurjeje të vajtueshme dhe kë më shumë e kë më pak në atë sallë, në viktimë të shprehjes popullore “kush fle me qenin gdhihet me pleshta!” – ndjesë kafshës së gjorë sepse, shumë sinqerisht, asnjë qen nuk e meriton të krahasohet me Gojështhururin e Madh të parlamentit shqiptar.
Mbase është hera e parë që shkruaj këtu për Saliun dhe uroj të jetë e fundit. S’do e kisha bërë kurrë për vete. Qysh ditën që populli i dha drunë pa të drejtë kthimi në punët e vendit, i kam lënë Zotin ta gjykojë për tërë lehaqeniet ndaj meje, prindërve, gruas, fëmijëve, të afërmve, miqve e kujtdo tjetër, i vdekur apo i gjallë, që për shkakun tim, ka provuar kafshimin e asaj goje të stërmadhe që sa herë hapet ndot dynjanë me fuqinë e verbër të paturpësisë e të urrejtjes.
Por sot vendosa ta bëj, në respekt të dikujt tjetër; në respekt të punës e të përkushtimit të jashtëzakonshëm të Fatmir Xhafajt, për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, kundër dëshirës e vullnetit të shumëkujt dhe, pa asnjë dyshim, të Saliut në radhë të parë; i cili, jashtë dëshirës e vullnetit të tij, erdhi si çeço dhe e votoi paketën e Reformës Kushtetuese, pasi nuk la gur pa luajtur për ta sabotuar “happy end”-in e trillerit serial që u mbyll më 21 korrik. Po s’ka pikë dyshimi se gjumi më s’do e zerë, pa i provuar të gjitha për ta penguar zbatimin e kësaj reforme historike.
Prandaj, aspak rastësisht, Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllain e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj:Është vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!
E kam të qartë që dokrrat e pocaqisura të Saliut i dëgjojnë e besojnë vetëm ata që kanë probleme serioze me fillin e arsyetimit dhe që janë një pakicë e pashërueshme fanatikësh. Por arsyeja pse e bëra këtë shënim, nuk ka të bëjë fare me besueshmërinë e Gojështhururit të Madh!
Jo, ky shënim ka të bëjë me nevojën për t’i shprehur publikisht Fatmir Xhafajt e familjes së tij, solidaritetin qytetar e njerëzor, duke përbuzur publikisht fushatën që po bën kundër tij, njeriu më i trembur në Shqipëri nga Reforma historike në Drejtësi.#‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara

SHKARKO APP