Sali Berisha takon Mal Berishën në New Jersey, ish-ambasadori: “Një foto që flet sa një mijë fjalë”
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Sali Berisha është takuar edhe me ish-ambasadorin e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha.
Ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga takimi, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Një foto që flet sa një mijë fjalë”, ndërsa në sfond shihet edhe flamuri shqiptar. Takimi është zhvilluar në New Jersey, më 6 shtator.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1566895304340641%2F&show_text=false&width=268&t=0″ width=”268″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>
Përveç përmbajtjes politike të vizitës, fotografia ka edhe një detaj që tërheq vëmendjen: dy Berisha në të njëjtin kuadër, njëri ish-kryeministër dhe tjetri ish-ambasador. Në një tur takimesh ku simbolika dhe fotografia kanë zënë shpesh po aq vend sa përmbajtja, kjo e fundit duket se e ka bërë të gjithë punën vetë.
KOHA JONË SONDAZH

