Sali Berisha thirri protestë në ditën e Samitit europian në Tiranë, policia e refuzon!

Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë ditën e Samitit europian në Tiranë, më 16 Maj.

Për shkaqe sigurie, blutë e kryeqytetit i kanë kthyer përgjigje negative opozitës për tubimin e thirrur tek Bulevardi i ri në orën 17:00.

Ky vendim është marrë për shkak se protesta e thirrur nga Berisha pas humbjes së zgjedhje parlamentare, është afër perimetrit të sigurisë së Samitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevard për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet”, deklaroi kryedemokrati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?