Sali Berisha thumbon Lulzim Bashën: Armiku më i rrezikshëm, ai që të rri pas shpine
Gjatë kohës kur ish-kryeministri Berisha jepte një prononcim për mediat përpara Parlamentit, pak metra më tej, kalonte kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Të gjithë ia plasën gazit pas një batute që tha Berisha për Bashën.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbritur vetëm pak metra pas tij për të hyrë në seancën e Kuvendit, ndërsa Berisha nuk e kurseu batutën thumbuese: “Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine.”, tha Berisha për Bashën, dhe gazetarët qeshën njëzëri, bashkë edhe me ish-kryetarin e PD-së.