Salianji: Basha duhet të ikë, ka 9 vite që bën luftë vetëm ndaj demokratëve
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ka rritur sulmet ndaj Lulzim Bashës, ku thotë se po kërkon që të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar që të vijojë të qëndrojë si kryetar. Ai thotë se Basha ka 9 vite që thotë po luftoj, e që lufta e vetme është ndaj demokratëve. ”Ai thotë që “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar”.
Postimi i plotë
Lulzim Basha duhet të ikë!
Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!
Ai thotë që “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar. Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal. Si përherë me demokratët.