Salianji: Rama nuk njeh zgjedhje, modeli i tij janë trafikantët dhe përdhunuesit

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i është kundërpërgjigjur Ramës pasi ky i fundit sulmoi zgjedhjet për deputetë brenda PD-së. Salianji shkruan se Rama nuk ka bërë kurrë zgjedhje, por është imponuar me kriminelë, përdhunuesë dhe trafikantë.

‘As njeh dhe as nuk pranon zgjedhjet ai që zgjedhje kurrë nuk ka bërë!

Rama nuk ka bërë zgjedhje por ka zgjedhur të imponohet, ju imponua me pagesa një pallat një votë Partisë Socialiste, ju imponua me vjedhje zgjedhjesh me përdorim bandash dhe baterdi urbane Tiranës, ju imponua me kriminelë, përdhunuesa, trafikantë dhe ordinere Shqipërisë në zgjedhjet e 2013! Ju riimponua duke ndaluar zgjedhjet Partisë Socialiste!

Ordineri u be modeli në politikën e Ramës!

Ai e ka ngritur krimin në piedestal dhe ka ndërtuar dhe imponuar modelin e ordinerit në politikë, shikoni kë ka përreth dhe provoni ta mbani përzjerjen.

Modeli i Ramës është ordineri i lagjes që imponon, komandon, emëron dhe drejton shtetin në zonën e vet, krimineli është sovrani në territor dhe qeveria është perfaqësuese e interesave pasurore dhe kriminale të ketij llumi! Prandaj Rama i stërprovuar nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë, antimodeli i tij që përçmohet kudo sot do të flaket në koshin e plehrave në #25Prill’

SHKARKO APP