Salianji: S’do të ketë tërheqje, Basha do të dorëhiqet
Deputeti i PD, Ervin Salianji, tha se kryedemokrati Lulzim Basha do të dorëhiqet. Në një prononcim për gazetarët vetëm pak minuta përpara se të hynte në sallën e Kuvendit, Salianji tha se demokratët kanë humbur tërësisht besimit te Basha personalisht, pas gjithë humbjeve të njëpasnjëshme.
“Grupi parlamentar nuk ka ndonjë ndryshmin, nuk është çështje ultimatumesh, janë afate të kërkuara për të bërë zgjidhjen më të mirë për PD dhe opozitën. Kryetari i PD duhet të dorëhiqet për ti hapur rrugë zgjidhjes së problemeve që ka PD, një krizë të thellë, krizë besimi, krizë strukturash që vjen kryesisht dhe thelbësisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët te Lulzim Basha personalisht. Mos u shqetësoni se nuk ka kushte të tilla, nuk ka për të pasur tërheqje por mesa e lexoj unë poltikën do të ketë dorëheqje”, tha ai.