Salianji: Zgjedhjet ishin nën trysni, Rama përdori gjithçka për të vjedhur popullin
Kandidati i Partisë Demokratike për deputet Ervin Salianji, ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve ku fituese ka dalë partia e tij kundërshtare.
Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, ai tha se zgjedhjet ishin nën trysni ku sipas tij të gjithë institucionet ishin të kapura nga Kryeministri Edi Rama.
Salianji shtoi se nuk pati reagime në kohë reale për krimet zgjedhore dhe parregullsitë që u bën gjatë procesit zgjedhor.
“Jemi ende në procesin e numërimit të votave dhe mbylljen e fakteve të parregullsive që janë bërë gjatë procesit zgjedhor. Zgjedhjet ishin në trysni, intimidimi, kërcimi përdorimi i administratës, përdormi i policisë së shtetit, mos reagimi i drejtësisë ndaj krimeve zgjedhore, blerja masive e votës në shumë zona. Kemi denoncuar me emra, kemi kërkuar reagim në kohë reale, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje për shkak të kapjes së të gjithë institucioneve i një njeriu të vetëm.”
Për Salianjin, një regjim i tërë përdori gjithçka për të vjedhur një popull dhe se nuk ka përfaqësim të drejtë interesave të qytetarëve.
“Jemi në një situatë ku një regjim përdor gjithçka për të vjedhur një popull të tërë. Nuk kemi një përfqësim të drejtë të interesave të qytetarëve, pra kemi këtë situatën kur LSI-ja me 100 mijë vota merr 4 mandate, kemi dhe situatën tjetër, kur me 70 mijë vota merr më shumë mandate. Kjo ka të bëjë me ndryshimin e njëanshëm të kodit zgjedhor dhe imponimit me dhunë për fletën e votimit.”
Më tej ai theksoi se mijëra vota dolën të pavlefshme për shkak të trukut që përdori Edi Rama që fleta e votimit të ishte me numra dhe jo me emra.
“Ndjejë dhimbje për çdo votë, ku janë fshehur emrat për shkak të një truku të Edi Ramës dhe qindra vota dolën të pavlefshme. Pra jemi në një porces që mund të sjellë edhe ribërje zgjedhjesh, kallëzime e të tjera. Nëse ka një parti që ka bërë përgatitje nga ana organizative, ka dalë me projekte dhe një fushatë ku nuk bëje gallatë, ka qenë Partia Demokratike.”
Për Salianjin Rama i ka blerë votat, duke shtuar se ky i fundit nuk kishte një program të qartë.
Nga ana tjetër PS nuk ka pasur program, nuk ka pasur ekip, nuk ka pasur dalje dhe takime me qytetarët. Lëvizje pati vetëm javën e fundit, duke blerë vota, duke bërë intimidim, presion. Ne jemi në fazën që askush nuk ka 74 mandate, jemi në situatën ku është përdorur gjithë pushteti politik gjithë paratë dhe korupsioni për të shtrembëruar vullnetin e qytetarëve.”
Salianji ishte kandidat për deputet në qarkun e Korçës dhe deri më tani është më i votuari nga PD-ja në këtë qark me 9,087 vota.