Deputeti demokrat Ervin Salianji që prej dhjetorit ka nisur takimet me deputetët dhe sipas ”Report TV” ka arritur që të sigurojë vetëm 14 nënshkrime nga 38 deputetë që grupi parlamentar i PD-së ka zyrtarisht në listën e depozituar në institucionet e Kuvendit të Shqipërisë.
Grupet parlamentare janë institucione të Kuvendit dhe jo ekskluzivisht partiake ndaj edhe funksionimi i tyre bëhet sipas Rregullores së Kuvendit. Salianji me mbështetjen e fuqishme të Berishës, deri ka mbledhur 14 firma, kryesisht deputetë të ”Rithemelimit”, përveç Ferdinand Xhaferrit dhe Bledion Nallbati që kanë dalë tashmë nga ”rreshti” i Alibeajt.
Për të siguruar shumicën në grupin parlamentar Salianjit do t’i duhen, të paktën 20 vota. ”Lufta” edhe për 6 firma të tjerë duket se është në vijim.
Deputetët që kanë firmosur deri tani për shkarkimin e Enkelejd Alibeaj janë:
1-Bujar Leskaj
2-Edi Paloka
3-Ina Zhupa
4-Isuf Çela
5-Luçiano Boçi
6-Greta Bardeli
7-Kastriot Piroli
8-Lindita Metaliaj
9-Sorina Koti
10-Tomorr Alizoti
11-Zef Hila
12-Ervin Salianji
13-Ferdinand Xhaferraj
14-Bledion Nallbati
Këta janë të vetmit që mund të konsiderohen si kërkues legjitim në sytë e rregullores ndërkohë që 9 deputetë të ”Rithemelimit” janë të përjashtuar nga grupi.
Deputetë të përjashtuar:
1-Agron Shehaj
2-Belind Këlliçi
3-Tritan Shehu
4-Oerd Bylykbashi
5-Sali Berisha
6-Albana Vokshi
7-Edmond Spaho
8-Flamur Noka
9-Luan Baçi
