Samiti BE-Ballkani Perëndimor këtë të mërkurë në Slloveni: Të pranohen anëtarë të rinj

Këtë të mërkurë (datë 6 tetor), liderët e Bashkimit Europian dhe kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të bëhen bashkë në samitin që do të mbahet në Brdo të Sllovenisë, ku do të rikërkohet përkushtimi i ndërsjellë për lidhje më të ngushta.

27 vendet anëtare të BE-së janë pajtuar me tekstin e draftit të deklaratës, që do të miratohet në këtë samit. Liderët e BE-së përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti, “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike”.

Shtetet anëtare janë pajtuar që të përmendet edhe kushti i zhvillimit të brendshëm të BE-së për të pranuar anëtarë të rinj. BE-ja do të kërkojë nga vendet e rajonit që të jenë të përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?