Samiti Botëror kundër Terrorizmit, folëse kryesore edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjesë në Samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit “Terrorizmi në sytë e stuhisë”, organizuar nga Instituti Kombëtar Kundër Terrorizmit në Izrael, në datat 11-15 shtator.
Në Samit marrin pjesë parlamentarë, personalitete të larta shtetërore, akademikë dhe ekspertë nga mjaft vende të botës.
Ditën e parë të punimeve, më 11 shtator, Samitin e përshëndeti Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të ShBA, Alejandro Mayorkas.
Si folëse kryesore në Samit, Kryetarja e Kuvendit do të prezantojë nesër qëndrimet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, dhunës e luftrave pushtuese, duke u fokusuar në luftën kundër terrorizmit kibernetik.