Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Rama ”përzë” median: Na lini të vazhdojmë punën (VIDEO)
Kryeminisitri Edi Rama çeli samitin e Ballkanit Perëndimor, ku marrin pjesë gjashtë udhëheqësit e rajonit dhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Rama pasi mori fjalën i kërkoi medias që të dilte jashtë, pasi ky samit do të jetë privat, pa praninë e medias. Edhe në facebook, Rama postoi vetëm pak minuta, aq sa ishte dhe fjala e mikpritjes.
”Përpara se sa të nisim seancën e punë, ju falenderoj shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër. Jam i lumtur që t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në Tiranë. Kjo është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë një autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE-së, ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor.
I jam dhe shumë mirënjohës dhe komisionerit që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do të nandihmojë të rimëkëmbemi në një epokë post-pandemike.
Të na çojë apo të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme. Faleminderit dhe do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lërë të vazhdojmë punën”,-tha Rama.