Samiti i BE në fund të qershorit, Scholz: Negociatat duhet të fillojnë tani

Dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në Bashkimin Europian ka bërë që kancelari gjerman, Scholz të kërkojë reforma në BE. Scholz ka kërkuar gjithashtu që blloku të lëvizë në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht”.

Ai tha edhe se do të flasë për këtë edhe në samitin e BE në fund të qershorit. “Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t’u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani”.

SHKARKO APP