Samiti i BE-së në Tiranë, zbardhet temat që do të diskutohen

Për herë të parë, më 6 dhjetor Tirana do të jetë ”kryeqendra” e Europës. Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor, do të diskutojë tema që nga lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, por edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo përfshin luftën ndaj manipulimit të informacionit të huaj dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike.

Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme është edhe emigracioni. Liderët do të shkëmbejnë pikëpamjet për menaxhimin e emigracionit duke qenë se ka pasur një rritje të të rinjve nga Ballkani Perëndimor që janë larguar nga vendi, përfshirë këtu edhe Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në diskutim do të jetë politikat e vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit. Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?