Samiti NATO-s në Madrid, sot dita e tretë dhe e fundit

Sot është dita e tretë dhe e fundit e Samitit të NATO-s në Madrid.

Më poshtë ju sjellim disa nga konferencat kryesore për shtyp që priten sot:

11:15 – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Swiss Digital Desktop Reklama

11:45 – Kryeministri Boris Johnson

Swiss Digital Mobile Reklama

13:00 – Presidenti i SHBA Joe Biden

14:00 – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan

Ditën e djeshme, SHBA u shpreh se do të rriste diskolimet e saj ushtarake në Evropë me më shumë trupa dhe armë, pjesë e rinovimit të madh të mbrojtjes së NATO-s që nga Lufta e Ftohtë.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të jepte 1 miliard paund ndihma ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë edhe sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët pa pilot.

Gjithashtu u premtoi se do të dërgohen 1000 trupa shtesë në Evropën Lindore dhe të trajnohen ushtarakë ukrainas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?